Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Komentuesit ‘nuk kursejnë’ Beatrix pas këngës së fundit

- Advertisement -..

Beatrix feston ditëlindjen ditën e sotme dhe ku ka më mirë sesa me një këngë të re. “Vonë” është produksioni i fundit nga këngëtarja, që duket se edhe në këtë rast ndjekësit e kanë marrë si një dedikim për ish-të dashurin e saj, Donaldin.

“Kur e pate nuk dite se majte,”-këndon Trixa në një fragment. “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake,”- thotë ndër të tjera në këngën më të fundit. Të shumta kanë qenë komentet për këngën e fundit të saj. Fansat kryesisht e kanë uruar për këngën e re, duke i bashkangjitur edhe urimet për ditëlindjen e saj, por ka pasur nga ata që edhe nuk e kanë kursyer në lidhje me Donaldin. “Të linte Borën për një si kjo ??? Nuk e di dmth se hitit të verës ske ca i komenton”

RIP per muziken shqiptare…zerin e ke nuk e mohojme se te kemi degjuar live por te dalesh me kete lloj kenge sinqerisht skandal.dy kenge e fundit i ke shume te bukura por kjooooo????? o zot si me pas kenduar ndonje femije me ate koreografi dhe me ket teks e muzik. zhgenjim total nga ty trixa.

Trixe e bukur, nje mendim i sinqertë; Kenga nuk eshte e bukur, videoklipi aspak i bukur , ti dukesh yll por veshja eshte e shemtuar dhe aspak sexy. Teksti i kenges eshte i varfer dhe videoklipi le shume per te deshiruar dhe koreografi skandaloze sikur eshte bere nga nje fmi lagjeje. Me vjen keq Trixe sepse nuk po prodhon dicka me cilesi ne momentin kur ke vemendjen e te gjitheve por po punon me amatore dhe po shperdoron potencialin qe ke. E hapa videon me shpresen se kesaj herë kishe investuar ne tekst dhe muzike por fatkeqësisht ndjenja e vetme qe me la ishte zhgenjim. Ti mund te mos e marresh fare per bazë por dije qe ky eshte mendimi i dikujt qe te deshiron me te miren dhe shpreson te te shohe sa me lart. Investo ne tekst dhe muzike Trixe sepse mundesine dhe potencialin e ke. Te uroj me te mirat! x

Në komentet e tyre ka pasur edhe ‘zënka’ virtuale në mbrojtje të Borës apo edhe të Beatrix. Megjithatë vetëm pak orë nga publikimi i këngës, artisja ka marrë rreth 80 mijë klikime, duke pasur një kuriozitet të madh të publikut rreth këngës së re, kryesisht për të dëgjuar nëse realisht është një dedikim për Donaldin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X