Thursday, September 19, 2024
spot_img

Mozzik dhe Loredana drejt ribashkimit/ Tentativat e reperit për të rifituar partneren dhe jetën e mëparshme.

- Advertisement -..

Duket se dyshja i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe ka qenë e bija, Hana që i ka bashkuar. Në kulmin e akuzave dhe kundërakuzave, ata u panë sërish bashkë. Fillimisht ata vetë u shprehën se janë së bashku vetëm si prindër të Hanës, por shpejt ata konfirmuan lidhjen e tyre që edhe këtë herë zgjati pak kohë. Tashmë që dyshja po kalon kohë sërish së bashku, mbetet për t’u parë nëse nga ky çift do të ketë “tym të bardhë”.

Loredana dhe Mozzik janë ndër dyshet më të ndjekura për publikun. Çifti ka mbajtur mbërthyer publikun me historinë e tyre të dashurisë prej vitesh. Në verën e vitit që lamë pas ata u ribashkuan edhe njëherë, për të kaluar verën si një familje. Madje, për të festuar këtë ribashkim ata sollën edhe një album të ri. “No rich parent”, ishte projekti që ata lançuan, duke konfirmuar kështu se janë ndër dyshet më të suksesshme si në jetë, ashtu edhe në muzikë.

Por edhe këtë herë, ribashkimi nuk zgjati shumë. Vetëm disa javë më pas, ata i dhanë sërish fund për të disatën herë. Ishte vetë reperja që u shpreh se ka shumë konsideratë për Mozzik, por me të do ta lidhte vetëm Hana, vajza e tyre.

Që prej asaj dite, ajo dhe Mozzik kanë vijuar jetën të ndarë, duke koordinuar kohën vetëm për vajzën e tyre. Por, atëherë kur duket se publiku po i harronte si çift, vijnë të tjera sinjale pajtimi. Bëhet me dije se Mozzik i ka kaluar ditët e fundit në Zurich të Zvicrës, për të qenë më pranë Hanës, por edhe Loredanës. Nga ana tjetër, artisja sapo ka përfunduar pushimet te mikesha e saj në alpet zvicerane. Aktualisht, ajo dhe reperi kosovar gjenden së bashku me Hanën, duke kaluar disa ditë si familje. Ka qenë pikërisht Mozzik, që ka tentuar edhe njëherë tjetër ribashkimin me partneren e tij, duke i kërkuar një tjetër mundësi. Por, duket se ende nuk kemi lajmin e madh të ribashkimit, që edhe njëherë do të çonte peshë zemrat e fansave të tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X