Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të zhdukur pas rrëzimit të një helikopteri në Italinë qendrore. Sipas autoriteteve italiane, gjurmët e helikopterit janë zhdukur nga radarët dy ditë më parë, shkruan Reuters.
Ndërsa ditën e sotme janë gjetur trupat e pesë pasagjerëve. Helikopteri u rrëzua në Apenine, në një zonë në kufi me rajonet e Toscana dhe Emilia-Romagna. Përveç pilotit italian, në bord ndodheshin edhe katër shtetas turq dhe dy libanezë, të cilët ishin biznesmenë.
Helikopteri dyshohet se është rrëzuar në një shpat pranë përroit Lama, në lartësinë 1922 metra. Shkak besohet të kenë qenë kushtet e këqija të motit.