Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Për herë të parë Dafina Zeqiri flet për jetën personale

- Advertisement -..

Tashmë është publike lidhja e Dafina Zeqiri dhe partneri i saj.Ata shihen shpesh pranë njeri tjetrit dhe shumë të lumtur.

Këngëtarja ka qënë e ftuar në emisionin e Roza Latit “Why Not” ku ka folur në lidhje me marrëdhënien e saj me Geek dhe planet e tyre për të ardhmen. Artistja tregoi se thjesht janë vetvetja dhe ndihen shumë të lumtur, prandaj e ka bërë publike lidhjen. Në lidhje me planet për martesë apo fëmijë Dafina rrëfeu se nuk e ka aspak presionin e familjes nga të dyja palët por i respektojnë vendimet e tyre dhe janë të lumtur për ta.

“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja është shumë qejf. Kjo jam unë, ky është Dj Geek. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur”– tregoi këngëtarja.

Për sa i përket dëshirës për të pasur një fëmijë, artistja tregoi se çdo gjë ia ka lënë kohës. Në lidhje me gjininë e bebit, Dafina u shpreh se gjithmonë ka dëshiruar të ketë një djalë për faktin se nuk ka pasur kurrë një vëlla por tashmë do që të ketë një mini Dafina.

“Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është vajzë apo djalë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllai. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tani dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”– tha ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X