Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Ndarja Shakira-Pique/ Dalin thashetheme të reja

- Advertisement -..

Ndarja e Shakira-s dhe Gerard Pique-s vazhdon akoma në qendër të vëmendjes, pasi po dalin thashetheme të reja.

Shakira dyshohet se iu drejtua një agjencie detektivësh privat, të cilët do të ndiqnin çdo hap të Pique-s dhe kështu do të zbulonin tradhëtinë e tij, kështu u raportua sipas emisionit televiziv spanjoll “El gordo y la flaca”.

U zbulua se Shakira kishte në posedim imazhet e Piques pranë gruas me të cilën dyshohet se e tradhtoi dhe nuk do të dalin në dritë sepse ajo ka paguar për to dhe për të pasur privatësi.

Shakira dhe Pique konfirmuan pak ditë më parë se po ndaheshin pas 12 vitesh lidhje të cilët kanë dhe dy fëmijë, por nuk zbuluan arsyet dhe kërkuan respekt për jetën e tyre.

Disa nga të parët që folën për këtë ishin gazetaret spanjolle Lorena Vazquez dhe Laura Fa në video podcastin e tyre Mamarazzis, duke theksuar se këngëtarja e kishte kapur lojtarin e Barcelonës “me një grua tjetër” dhe “kishte marrë vendimin për t’u ndarë”.

Madje në një moment, nëna e Gavi , shokut të skuadrës së lojtarit në ekipin e parë të Barcelonës, u tha se ka qenë shkaku i ndarjes mes Shakirës dhe Piques. Mirëpo ky thashethem u përgënjeshtrua shpejt nga mediat.

Mediat spanjolle kanë vënë në skenë një tjetër femër si shkaktare të mundshme të këputjes mes kolumbianit dhe Pique, ajo do të ishte e dashura e Riqui Puig.

“Ajo është një mike e të dashurës së Riqui Puig (Gemma Iglesias) , e cila supozojmë se ishte ajo që i prezantoi,” thotë El Periodico.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X