Butrint Imeri ka shqetësuar ndjekësit e tij të shumtë me postimin e fundit.
Këngëtari i njohur ka publikuar një fotografi nga ambientet e spitalit duke treguar këmbën e fashuar.
“Aksident” ka shkruar ai sipër fotografisë duke mos dhënë më shumë detaje se çfarë ka ndodhur.
Pamja ka shqetësuar ndjekësit e artistit, të cilët janë interesuar të dinë për gjendjen e këngëtarit dhe atë se çfarë ka ndodhur me të.
Ndryshe Butrinti po vazhdon me koncertet e tij jashtë vendit dhe shpresojmë lëndimi i këmbës mos të jetë pengesë apo arsye për anulimin e paraqitjeve të radhës.