Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Fansat shpërthejnë ndaj Jennifer Lopez

- Advertisement -..

Jennifer Lopez po përballet me reagime të shumta nga fansat pasi zbuloi se ishte e pakënaqur për ndarjen e skenës me yllin latin Shakira në Super Bowl 2020.

Pavarësisht suksesit të dukshëm të performancës së përbashkët, J.Lo nuk ishte shumë e kënaqur me vendimin e NFL-së që ajo dhe Shakira të dilnin në skenë së bashku. Momente të cilat u shfaqën në dokumentarin e saj të ardhshëm në Netflix, Halftime , ku mendonte se ishte “Ideja më e keqe në botë.”

Menjëherë pasi komentet e Jennifer filluan të shfaqen në internet, fansat e kundërshtuan atë për qëndrimin e saj “të drejtë “, duke argumentuar se pavarësisht nga kufizimet kohore, ajo dhe Shakira ishin ende në gjendje të bënin një shfaqje mjaft ikonë.

“Shakira duhet ta kishte bërë vetëm”, shkroi një person krahas komenteve të Jennifer-it.

“Emra më të mëdhenj e kanë ndarë atë skenë dhe mos u bëni sikur dikush u detyrohet atyre diçka”, shkroi një tjetër në Twitter.

Megjithatë, disa përdorues dolën në mbrojtje të J.Lo, duke argumentuar se ajo kishte të drejtën e saj për të kërkuar më shumë kohë në skenë – jo vetëm për hir të saj, por edhe për hir të Shakirës.

Por nuk është diçka që nuk ka nodhur dhe më parë që shumë artistë të ndajnë skenën edhe për një performancë të kësaj kohe.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X