Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

Kivanç Tatlitug shihet për herë të parë me të birin

Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të cilin e kanë quajtur Kurt Efe.

Si të gjithë personazhet publik edhe çifti në fjalê e ka mbajtur shumë private këtë periudhë, aktori është parë këtë fundjavë për herë të parë në publik, në Bodrum. Familja është zhvendosur në qytetin bregdetar ku janë fotografuar duke marrë rreze në plazh.

Në fotot e kapura nga paparaci, partnerja e tij shihet me të voglin në krahë, që deri tani duket se i ngjan aktorit pasi është biond si ai.

“Tani për tani, është biond, por duket se ka hijen e së ëmës”, – shkruajnë mediat turke për vogëlushin. Prindërit e kanë ruajtur vogëlushin Efe nga mediat sociale, por sapo u panë fotot e para, rrjeti nisi diskutimin për ngjashmëritë. ‘Biond, si i ati’ 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X