Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku i cili u kap nga policia italiane me 20 kg kokainë.
Ai ka qenë bashkë me nipin e tij në momentin e arrestimit dhe të dy janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin kultivuar brenda vazove bimë narkotike.
Kajmaku dhe nipi i tij dyshohet se i kishin fshehur bimët narkotike pa dijeninë e pronarëve se biznesi i tyre ishte kthyer në ‘vatër’ të kultivimit të drogës.
Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet nga momentet e operacionit për kapjen e Kajmakut të nipit të tij. Ato shkruajnë se në rast se droga do të shitej do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove.