Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Arjon Muça pas Bora Zemanit,ironizon Semi Jaupajn

- Advertisement -..

Arjon Muçës nuk i ka pëlqyer edhe aq kënga e re e Semi Jaupajt dhe nuk ngurroi që kritikat t’i bëjë publike.

Gjatë emisionit të tij, “Ditë e re”, sot u luajt kënga e fundit e Semit me titull “All your lovin” në bashkëpunim me Ronin. “Ritëm i bukur, por nuk kuptova asnjë fjalë”– tha moderatori pas përfundimit të këngës. “Ok, fjalia “Më fal dashurinë tënde”, po pastaj? Këngën e ka bërë Dafina, por nuk e kuptoj.”-vazhdoi ai teksa bashkëmoderatorja Arjola Shehu shtoi: “Nuk kuptove por kënga i ka falur shumë të ardhura Semit sepse ka bërë namin me klikime.”

Kujtojmë se në një intervsitë të dhënë pak javë më parë Arjoni nuk kurseu as Borën pasi kur u pyet për një veçori të mirë dhe një veçori të keqe të saj, tha se Bora është shumë puntore dhe e do karrierën, por e keqja e saj është që nuk përshëndet kur futet në studio, ose thënë me fjalë të tjera është ‘mendjemadhe’.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X