Stina e verës tashmë ka ardhur dhe temperaturat janë të larta,kjo sjell një siklet më vete që është djersitja sidomos në pjesën e sqetullave duke krijuar edhe njolla përveç aromës.
Por mos u shqetësoni më sepse ka tre zgjidhje të thjeshta dhe natyrale të cilat shmangin këtë siklet dhe sidomos aromën e pakëndëshme.
Mënyra e parë : Përzieni një sasi të njejtë sode me ujë për të krijuar një masë homegjene,të cilën duhet ta lini për 20-30 minuta të veprojë e më pas shpëlahuni me ujë të bollshëm. shënim(masa homogjenr krijojlhet duke përzier të njejten masë ujë me sodën e bukës psh nëse hidhni në një enë 2 lug çaji sodë do shtoni të njejtën masë 2 lug çaji ujë)
Mënyra e dytë : Përdorni uthull molle për të lyer sqetullat dhe në këtë mënyrë neutralizoni bakteret që shkaktojnë aromën e rëndë dhe bënë që sqetullat të qendrojnë më të thata.
Mënyra e tretë : Përzieni lëngun e limonit me tul domateje dhe lyeni para se të bini pë të fjetur. Lëreni 15 minuta dhe shlaheni.