Wednesday, September 25, 2024
spot_img

U përfolën për një lidhje, veprimi i fundit i Semi Jaupajt ndaj Ron Zaitit i bën lëmsh të gjithë

- Advertisement -..

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të afrimitetit mes tyre.

Ky i fundit festoi dje ditën e lindjes, ku nuk munguan urimet nga miqtë e tij VIP. Mes tyre vihen re urimet e çiftit Dafina Zeqiri-Dj Geek, me të cilët Roni bashkëpunon edhe në projekte muzikore.

Por ajo çfarë ra më shumë në sy ishte mungesa e një urimi (të paktën publik) nga këngëtarja Semi Jaupaj. Ajo nuk shpërndau asnjë postim në Instastory për t’i uruar ditëlindjen këngëtarit kosovar, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në këngën e saj të fundit “All your lovin.”

Që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre.

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkullojnë u dukën si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X