Friday, November 22, 2024
spot_img

Dentistja shqiptare arrestohet për vrasje në Belgjikë

- Advertisement -..

Një dentiste shqiptare është arrestuar nga policia belge si e dyshuar kryesore për vrasjen e një ish-piloti belg, me të cilin bashkëjetonte.

Mediat belge shkruajnë se emri i shqiptares është Monika, mbiemri i së cilës nis me S. dhe është 46-vjeç. Dyshime ka se ajo është autorja e vrasjes së 45-vjeçarit Robi Klas, trupi i të cilit u gjet i pajetë mëngjesin e 20 Majit në shtrat në banesën e tij në  qytezën Lumen në veri të vendit.

Siç njoftojnë mediat belge, ai u gjet i vdekur nga asfiksia pasi kokën e kishte të mbuluar me një qese. Në gjakun e viktimës u gjetën substanca të pazakonta që shkaktojnë dehje, duke iu referuar dokumenteve hetimore.

Të gjitha dyshimet bien mbi 46-vjeçaren me origjinë nga Pogradeci, e cila kishte vetëm një vit që ishte shpërngulur në Belgjikë, me të cilën Klas do të martohej.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X