Gjatë sezonit të parë të Big Brother Vip, u formuan shumë raporte miqësie.
Mirëpo me të mbaruar programi nuk zgjati shumë dhe këto miqësi nuk rezistuan. Një rast i tillë është edhe miqësia e shumëpërfolur e Sabian Medinit dhe Ilir Shaqirit. Prej kohësh tashmë dyshja nuk kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Arsyeja e vërtetë e krisjes së kësaj miqësie nuk dihet, pasi asnjëri nga protagonistët nuk ka bërë një reagim për të sqaruar gjithë situatën.
Por mesa duket Monika Lubonja e ka nuhatur këtë që ka ndodhur. E ftuar në “Wake Up” aktorja ka folur mbi zanafillën e prishjes së këtij raporti.
“Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta. I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’. I thashë pse? Bëre videoklipin? Tha “po”. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli. Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë,”-është shprehur Monika.




