Thursday, January 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Me kë është bashkuar këtë rradhë Fifi?/ Ja bashkëpunimi që po sjellin

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Para disa ditëve 28-vjeçarja ka gjetur kohë që t’ju përgjigjet disa pyetjeve të fansave rreth jetës private dhe karrierës.

E pyetur nga një ndjekës në rrjetin e saj social Instagram se “me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të bënte një këngë”, Fifi tha emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Tuna teksa i bëri edhe tag artistes.

Të njëjtin postim e shpërndau edhe vet Tuna në InstaStory teksa shkruan: “A jem?”

E mesa duket një ‘Ask’ komplet rastësor u bë sebep për një bashkëpunim mes tyre që gjasat janë të vijë më shpejt nga çfarë mendimin. Teksa, dy bukuroshet u takuan me njëra-tjetrën para disa ditësh duke na treguar se kanë nisur të punojnë mbi duetin e tyre, ndoshta artistet kanë nisur dhe xhirimet e videoklipit.

Thënë kjo nga postimi më i fundit i Tunës, ku teksa ka postuar foto të sajat, ku duket në të njëjtin vend me fotot e shpërndara dhe nga Fifi disa minuta më parë, komenti i kësaj të fundit është ai që na ka tërhequr vëmendjen.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X