Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Noizy do të vi me një super koncert së shpejti /Zbulohen artistët e njohur që do të jenë pjesë

- Advertisement -..

Rigels Rajku i njohur nga të gjithë si Noizy, ka qenë qendra e vëmendjes për ditë me rradhë.

Shkak për këtë u bë sherri në mes të Durrësit me reperin Kleviol Ahmenti. Mirëpo pas qetësimit të situatës në ditët në vijim, reperi me anë të postimeve të tij deshi të tregonte se gjithçka ka mbetur pas dhe se është i fokusuar tek projektet e tij të reja.

Dy javë më parë Noizy ka lajmëruar se do të zhvillojë koncertin më të madh të hiphopit në Shqipëri në muajin gusht. Do të jetë një koncert madhështor ku përveç reperit do të performojnë edhe shumë artistë të njohur, miq të tij.

Emra të tillë si Loredana, Yll Limani, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, Ghali, Buta, Lyrical Son, Mc Kresha e shumë të tjerë priten të ndezin “Air Albania” më 14 gusht.

Ju kujtojmë që që në linçimin e këtij projekti, Noizy tregoi se koncerti do të ketë një kapacitet shumë të madh si dhe artistë special kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqiperi, s’ja keni idenë se farë permasash do te kete ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe international, a jeni gati për ne Gusht?”-shkroi reperi në një postim në instagram disa kohë më parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X