Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Gati reality-show i ri me VIP-a beqarë, zbulohen personazhet e para

- Advertisement -..

“Too hot to handle” do vijë së shpejti edhe në vendin tonë me disa ndryshime. Reality do quhet “Kepi i tundimeve” dhe qëllimi i programit nuk është thjesht për të bërë çifte, por edhe argëtimi.

Në fund ka edhe një çmim individual pasi ai që nuk është tunduar, merr 20 mijë euro. Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar detaje nga emisioni i saj i ri që pritet të nisë shumë shpejt në Top Channel.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsa tha se do të ketë personazhe nga “Përputhen”, dhe mes tyre është Fation Kuqari. Olsa tha se dy nga 10 personazhet janë edhe Gabrieli, një djalë i huaj, dhe Erjola e “She’s on Top”.

Fation Kuqari
Erjola Doci

“Atdheu nuk e di nëse është. Ka rikthime nga Përputhen, nuk rikthyem, shumë për t’i ndarë produksionet. Janë 7 personazhe tërësisht të ri. Ky është Gabrieli, është i huaj. Është dhe Erjola. Dhe i treti është Fajtnoni që vjen nga “Përputhen”. Janë 10 të rinj single. Ky mendoj është më i vështiri nga ato që kam bërë. Xhirimet vazhdojnë”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.

Mes të përfolurave për të qenë pjesë e tij është edhe Efi Dhedhes. Disa javë më parë ajo postoi një foto nga jugu i Shqipërisë duke e shoqëruar me përshkrimin “Too hot to handle” duke ngritur dyshime se ajo do të jetë pjesë e këtij programi të ri televiziv.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X