Personi që shihni në foto është nëna shqiptare e cila dhunoi për vdekje djalin e saj 2 vjeç, ndërsa binjaku i tij përfundoi në spital me plagë të rënda. Mediat spanjolle e kanë identifikuar atë si Hatixhe Kamxhiu, e cila jetonte në qytetin Bigastro, Alicante.
Ngjarja ndodhi ditën e diel, ndërsa fillimisht u tha se fëmija ishte rrëzuar nga karrigia, por më pas u zbulua krimi tronditës. 32-vjeçarja, nënë edhe e një vajze, pak pas krimit, kishte postuar në Facebook një foto me shiritin e zisë, ndërsa të shumtë ishin miqtë e të afërmit që e ngushëllonin për humbjen e madhe, por pa ditur se ishte vetë ajo që ia kishte shkaktuar vdekjen të voglit të saj.
Nëna e të vegjëlve, Hatixhe Kamxhiu , ka telefonuar urgjencën në 11 qershor nga Bigastro duke thënë se fëmija i saj ishte rrëzuar nga karrigia.
Pas mbërritjes së ambulancës, binjaku i viktimës u transportua për në spital, ndërsa ishin të qarta shenjat e dhunës në trup. Hatixhe nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga droga.
Por çfarë kanë deklaruar fiqnjët?! Të gjithë në Bigastro e kujtojnë si një grua të vetmuar me pak miq .
“Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze , duke qortuar fëmijët e saj për gjithçka”, thotë një fqinj, i cili gjithashtu ka fëmijë të vegjël dhe kujton se Hatixhen e shihte në park me binjakët e saj.
Madje, ka dëshmi që tregojnë se vajza e madhe e Hatixhes tregonte se ajo flinte gjithmonë me njërin prej djemve binjakë, pasi ai ishte “i preferuari” i saj.
“Një ditë i thashë të mos i qortojë kështu fëmijët”, shpjegon një nga fqinjët.
“ Më tha që natën që të mos bënin zhurmë, i mbështillte fort mes çarçafëve , duke i goditur në trup që të mos lëviznin ”, shpjegon ai.
Po ashtu mediat spanjolle shkruajnë se nëna e binjakëve kishte pasur disa marrëdhënie sentimentale që kur mbërriti në qytet, por askush nuk e dinte se kush ishte babai i fëmijëve.
Tashme Hatixhe Kamxhiu është në duart e drejtësisë dhe akuzohet për veprën penale të vrasjes së të miturit dhe lëndimin e vëllait të tij binjak.