Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Deklarata e papritur e Xhemi Shehut që la të kuptohet se është ndarë nga burri, sqarohet moderatorja

- Advertisement -..

Nisur nga fakti që është shumë hermetike dhe deklaratës së papritur kur iu referua vetes si ‘ish-gruaja e Visit’ për disa minuta të gjithë menduan se Xhemi Shehu është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Por, jo. Moderatorja vijon ende martesën e saj me partnerin e shumë viteve që nuk është pjesë e showbizit.  Xhemi ishte sot e ftuar në “Wake Up” ku foli për jetën personale dhe atë profesionale. E pyetur rreth fëmijëve, Xhemi tha se prindërimi është një detyrë shumë e vështirë teksa nuk e konsideroi veten ‘mami të mirë’.

Prindërimit nuk ia merr kurrë dorën dhe çdo ditë e gjej veten në situata të vështira. Vështirësia më e madhe është se jam e dyjëzuar sepse është kjo pjesa ‘tërhiqe mos e këput’. Edhe të jesh liberale, edhe strikte, ndërkohë janë në lojë faktorët e jashtëm, që fëmija yt të jetë si të tjerët. Unë nisem nga fëmijëria ime dhe them se ishim shumë mirë. Por gjërat kanë ndryshuar shumë, është një luftë e përditshme. Nuk mund të them se jam një mami e mirë. Ka momente kur ndihem se kam dështuar. E kap veten rrugës, di të them më fal”.- tha Xhemi në rrëfimin e saj teksa më pas përshëndeti fëmijët duke shtuar se po e shohin nga ekrani.

“Përshëndesim edhe Visin”. – shtoi Isli duke e ngacmuar për shkak se Xhemi nuk flet për të në intervista. “Nuk po më sheh nuk e di fare ku jam. I kanë çuar haber. “Ajo ish-gruaja jote”. – tha Xhemi duke qeshur teksa shumë mund ta kenë gjetur veten duke pyetur nëse ajo është divorcuar. E pyetur disa minuta më pas nga Isli se “Pse iu referove vetes si ish-gruaja?” Xhemi sqaroi se “Po për aq kohë sa nuk e di që unë kam ikur. Ishte një batutë. Nuk jam ndarë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X