Rreth një muaji më parë, Kim Kardashian zgjodhi për Met Gala-n e këtij viti fustanin Jean-Louis që Marilyn Monroe kishte veshur atë natë në Madison Square Garden, i cili u interpretua si një mesazh i llogaritur gabim dhe konfuz.
Shtojini kësaj ndryshim drastik të ngjyrës së flokëve duke i kthyer në bjonde dhe qëllimin që i vuri vetes për të humbur peshë për të veshur fustanin ikonik.Por le të kthehemi te historia e fustanit ikonik.
Simboli i bukurisë, Marilyn Monroe në vitin 1962,u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Brentwood.Arsyet e vdekjes së saj tregojnë një vetëvrasje të mundshme, produkt i depresionit dhe vetëshkatërrimit të saj.
Në atë natë të vitit 1962 në Nju Jork, Monroe mbërriti në mbledhjen e fondeve me një fustan që mbeti i fshehur kryesisht pas një palltoje të bardhë leshi, por kur doli në skenë, ajo hoqi pallton me stilin dhe dhuntinë unike që e karakterizonte dhe e tregoi atë krijim të bërë me porosi nga Jean Louis me plot sharm.
Fustani me kurriz totalisht të zbuluar, ngjyrë mishi, i tejdukshëm dhe me formë është frymëzuar nga një skicë e Bob Mackie. Përveç bukurisë legjendare të Marilyn Monroe, mijëra kristale të qepura me dorë siguruan që të gjithë sytë të ishin te ylli i Hollivudit. Fustani ishte aq i ngushtë sa duhej qepur para paraqitjes së saj.
Veshja është gjithashtu e një rëndësie të veçantë pasi Marilyn Monroe vdiq vetëm tre muaj më vonë, duke e bërë këtë një nga paraqitjet e saj të fundit publike.
Veshja u shit në vitin 2016 në një ankand të organizuar nga Julien’s për 4.81 milionë dollarë dhe aktualisht është në pronësi të Ripley’s Believe It or Not.