Friday, September 27, 2024
spot_img

“Pranon të martohesh me mua?” Graciano Tagani i propozon Argjira Spancës ‘live’ gjatë emisionit

- Advertisement -..

Graciano Tagani i ka propozuar për martesë Argjira Spancës para gjithë Shqipërisë.

Në fakt e gjitha ishte inskenim për rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell” ndonëse u duk shumë i vërtetë. Balerinit iu kërkua t’i propozonte partneres së tij në skenë dhe në jetë dhe propozimi ndodhi aty-për aty.

“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?” –tha Graciano para se të ulej në gjunjë dhe t’i propozonte me një unazë që ia dha Nevina Shtylla. Sigurisht përgjigja ishte ‘Po’ dhe në fund dhëndri puthi nusen:

Gjira dhe Graciano bashkëjetojnë prej vitesh teksa pak javë më parë treguan se hapi i radhës i lidhjes së tyre është fëmija. Ndonëse nuk zbuluan nëse ky është një plan për të ardhmen e largët apo të afërt, dyshja e tha publikisht se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X