Friday, September 27, 2024
spot_img

Hailey Bieber rrëfen prapaskenat e errëta të martesës së saj me Justin

- Advertisement -..

Hailey dhe Justin Bieber janë një ndër çiftet më të përfolur në Hollywood.

Ndonëse gjithmonë janë shfaqur të lumtur krah njëri-tjetrit, vitet e para të martesës së tyre nuk kanë qenë aspak të lehta. Së fundmi këngëtari i njohur u dignostikua me sëmundjen e rrallë, që i paralizoi gjysmën e fytyrës. Pak më herët kësaj vetë Hailey Bieber, iu nënshtrua një operacioni. Këto nuk janë provat e vetme me të cilat bashkëshortja e Justin i është dashur të përballojë.

Ajo ka rrëfyer së funmi një përvojë të hidhur nga e shkuara e saj, ku i është dashur të shikojë çdo ditë babain e saj, Steven Baldwin duke luftuar varësinë e tij ndaj drogës. Kjo situatë është ripërsëritur për modelen kur u martua me Justin Bieber. Ndonëse jo nga droga, asaj i është dashur t’i qëndrojë afër këngëtarit nga problemet e tij me depresionin.

Më tej Hailey ka rrëfyer se ndonjëherë e ndiente veten të dobët nga gjithë kjo situatë aq sa mendonte se nuk mundej më. Modelja tregon se shpesh herë telefononte nënën e saj duke qarë dhe duke i thënë: “Nuk mund të vazhdoj kështu.”

Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto sprova, Hailey u “godit” shumë nga fansat pas martesës me Justin. Ato vazhdimisht e krahasonin atë me ish të dashurën e këngëtarit, Selena Gomez, duke shkaktuar kështu probleme mendore tek Hailey.

“Ata filluan të më helmojnë mendjen dhe po vija në dyshim gjithçka. Arrita aq poshtë sa pyesja veten nëse kisha halucinacione ,”-u shpreh modelja disa kohëmë parë.

Të gjitha këto probleme lanë gjurmë tek ajo, pasi vuante nga ankthi, problem të cilin arriti ta superonte me metoda të ndryshme.
Megjithatë, momenti më i frikshëm i jetës së saj ishte kur, në mars 2022 , ajo pësoi një goditje në tru:

“Isha duke ngrënë mëngjes me burrin tim kur nisa të kisha simptoma të goditjes dhe më dërguan në spital. Zbulova se kisha një mpiksje shumë të vogël në tru, e cila kishte shkaktuar mungesë oksigjeni,”-tregoi Hailey.

Pas kësaj situate të rëndë Justin Bieber u shpreh për “People” se do të bënte gjithçka për mos e humbur bashkëshorten e tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X