Friday, September 27, 2024
spot_img

Jennifer Lopez surprizon fansat, ngjit vajzën në skenë

- Advertisement -..

Jennifer Lopez dhe Emme Maribel Muñiz dinë se si ta djegin atmosferën në koncerte. Dyshja nënë-bijë u ngjitën në skenë së bashku për të performuar disa këngë në ‘Gala Blue Diamond’ në Los Angeles.

Për performancën e tyre, J.Lo dhe Emme -vajza e saj me ish-bashkëshortin Marc Anthony – realizuan një duet duke kënduar “A Thousand Years” nga Christina Perri. Por momenti i tyre nuk mbaroi me kaq! Emme dhe Jennifer kënduan gjithashtu “Born in the USA” nga Bruce Springsteen, i cili u shoqërua me një video të Emme duke performuar në ‘Super Bowl’ në vitin 2020. Emme më pas e udhëhoqi Jenniferin në një performancë të “Let’s Get Loud”.

Dhe turma ishte shumë e entuziazmuar. Një dëshmitar tregoi për E!News: “Ishte shumë e ëmbël. Shumë herë, J.Lo dhe Emme u përqafuan me njëri-tjetrin dhe ato i këndonin njëri-tjetrit shumicën e kohës.” Po për vokalin e 14-vjeçares? Burimi vëren, “Emme dukej e mahnitshme!”

Përveç muzikës, Jennifer dhuroi edhe nota humori gjatë koncertit. Në një moment, J.Lo bëri shaka se ajo dhe Emme “ishin vërtet të shtrenjta për t’u rezervuar”, por se asaj i pëlqen ta nxirrte vajzën në skenë kur të mundej. Në shkurt 2020, Jennifer foli për Emme pasi 11-vjeçarja iu bashkua mamasë së saj në skenë për të performuar në shfaqjen e pjesës së parë të ‘Super Bowl LIV’.

“Ajo nuk lejon që emocionet ta frikësojnë,” shpjegoi Jennifer gjatë një interviste në ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon. “Kjo është ajo që duhet të bësh kur je atje lart – duhet të kesh kontroll. Ajo e ka atë gjen, atë gjenin e “Jam rehat këtu lart…” do të doja të ndihesha si ajo”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X