Friday, September 27, 2024
spot_img

Telenovela Tani-Iliri, koreografi publikon bisedat

- Advertisement -..

Ilir Shaqiri dhe Tan Brama patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku diskutonin dhe kërcenin shumë së bashku, por raportet mes tyre janë prishur pas daljes dhe në ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Dritan Brama ka postuar në Instagramin e tij një screenshot nga një bisedë private me Ilir Shaqirin, ku bie në sy fjalori i përdorur nga balerini.
“Po ka*i po,”- ka shkruar Iliri, ndërsa Tani krahas kësaj fotoje i drejtohet Top Channel: “Ky është fituesi i @bigbrotheralb_vip dhe çfarë gjuhe përdor.”

Por, Tan Bramës nuk i del e keqja me kaq. Ai  ka postuar një tjetër Instastory ku ndër të tjera i drejtohet Ilirit duke i thënë që në Big Brother e ka shpëtuar Donaldi jo ai.

“Ça nderi më ke bërë te @bigbrotheralb_vip ti o dështak se sa u futa unë të bëra me lëviz se kishe zënë ndryshk. Mbështetjen e kisha nga Donaldi që më shpëtoj në zinxhir e jo nga ty. Ti shpëtove tenistin apo e harrove? Shko kap ndonjë peshk se atë din të bësh më mirë,”-shkruan Tani duke i bërë tag edhe Ilir Shaqirit.

Ju kujtojmë që e gjitha nisi kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X