Friday, September 27, 2024
spot_img

Ardian Bujupi publikon videon me Jasmin Kadriun / Shpërthejnë fansat

- Advertisement -..

Ardian Bujupi po e përdor për marketing raportin e tij me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’, Jasmin Kadriu, por duket se kjo gjë i ka lodhur ndjekësit e tij.

Artisti që është në një lidhje me balerinën gjermane Sabrine Khan, duke mos e pohuar atë, prej kohësh po shoqërohet me Jasminën. E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste. Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën. E kur kudo po aludohej se ata janë në një lidhje të dy e mohuan.

Ndërkohë para dy ditësh ata janë shfaqur bashkë në ditëlindjen e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës. Pamje nga festa janë publikuar në rrjetet sociale dhe mes tyre u vu re afrimiteti i Jasminës me Adrianin. Dyshja duket se kanë qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri- tjetrit ku këtë gjë e kanë treguar dhe në story-t e tyre në Instagram duke bërë kështu që fansat të nisin të dyshojnë.

Pas kësaj, Ardiani ka publikuar një video në TikTok ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin. “Jasmina më vizitoi sot”- shkroi ai krah videos.

@superardian

Me 01.07 del kenga ft my man @ledrivulaxx 🥵🥵🥵🥵🥵🥵🥵

♬ Gelato (feat. Ledri Vula) – Ardian Bujupi

Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente. “T’i bëri të gjitha vizitat”- shkruan dikush me ironi teksa ky koment numëron mbi 500 pëlqime.

Ndërkohë, dikush shkruan: “Më kë je i lidhur se nuk po e marrim vesh”, teksa një komentues shprehet: “Dhe ti nuk e le pa e falenderuar Jasminën, apo jo?” Të shumtë janë njerëzit që pyesin se ‘ku është Sabrine?’

Artisti nuk i është përgjigjur asnjërit prej tyre. Megjithatë, Jasmina mund të jetë sërish pjesë e klipit të tij dhe Ledrit dhe për këtë arsye janë parë sërish bashkë. Për më tepër, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte edhe te ditëlindja e Sarës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X