Thursday, January 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Beatrix Ramosaj flet për ‘dedikimet’ ndaj Donald Veshajt

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donald Veshaj, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj.

Deri më tani Beatris nuk kishte bërë asnjë reagim në lidhje me këngët e saj, por gjatë ditës së sotme ajo ka vendosur të flasë. Në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin (një mikeshë e mirë e Donaldit), ku foli në lidhje me këngët e saj.  Gjatë sqarimit të saj, u lexuan edhe disa komente nga ndjekësit, të cilëve këngëtarja nuk ngurroi t’iu përgjigjet.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Meqë më erdhi rasti, këto dy këngët e fundit që janë publikuar kanë qenë këngë të shkruar më para. Kështu që s’kam pse të jap shpjegime, shpjegimet po i jepni vetë ju. Nëse do të jetë aty që e kam shkruar tekstin unë, atëherë flasim bashkë.

Fifi: Madje kënga që ka nxjerrë, “Ma shumë se ti” do të ishte e një artisti tjetër por nuk është bërë nga ajo. Informacion i sigurtë.

Beatrix: Kështu që mjaft folët budallëliqe. Nuk është emri im aty, nuk do të thotë që po ia deikoj dikujt.

Fifi: (Lexon komentet) Po gënjen!

Beatrix: S’kam punë tjetër të gënjej, më kanë mbaruar të gjitha punët.

Fifi: Po e sqaroj unë pse po jep shpjegim. Sepse e ka të nevojshme sepse nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe është lodhur nga të gjitha fjalët poshtë e lart.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X