Thursday, January 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Dalin fotot e para / Mesut Özil dhe Amine Gulse së shpejti prindër për herë të dytë

Aktorja e njohur turke dhe bashkëshortja e Mesut Özil, Amine Gulse, është shtatzënë për herë të dytë dhe më në fund në rrjet janë publikuar fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Ajo dhe futbollissti i Fenerbahçes janë kujdesur që gjatë kësaj kohe ta shijojnë për vete pritjen e ëmbël.

Mirëpo, këtë fundjavë kanë marrë pjesë në një dasmë prej nga ku janë publikuar edhe fotot. Modelja ka veshur një fustan të gjelbër që i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

Ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë dy vite më parë, në 2020, duke i vendosur emrin Eda. E tashmë ajo do bëhet motër e madhe. Sipas NTV Amine është në tre muajorin e dytë të shtatzënisë ndërsa gjinia e fëmijës ende nuk është zbuluar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X