Saturday, January 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Ronela Hajati habit me postimin e saj të fundit

Pas pjesëmarrjes në Eurovision, dhe të gjithë debatit të madh që e pasoi, Ronela Hajati është përqëndruar tek vera duke sjellë këngë të reja.

Një jave pas bashkëpunimit të dytë me MatoLale, këngëtarja është në përgatitje e sipër për këngën e saj të re. Së fundmi ajo ka nisur xhirimet e klipit të ri, i cili do të ketë skena edhe të “dasmës” së inskenuar të këngëtares. Ronela ka ndarë në Instagramin e saj video nga kjo skenë e videoklipit të saj teksa po xhirohej.

“Dasëm sot, do martohem”,-dëgjohet të thotë Ronela në video.

Ajo çfarë ra shumë në sy ishte se “nuse” Ronela dhe të ftuarit ishin të veshur të gjithë me të zeza.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X