Shumica e njerezve jane te apasionuar jo vetem pas udhetimeve,por edhe pas eksplorimit te vendeve natyrore. Disa te tjere nga java e lodheshme kerkojne vende te bukura e te reja per tu relaksuar. Keto jane disa alternativa qe ju bejne te shijoni dite fantastike.
Kalaja e Petrelës
Petrela ndodhet 12 kilometra në juglindje të kryeqytetit, për të shkuar atje duhet të ndjekësh rrugën kombëtare Tiranë-Elbasan. Fshatrat e saj shtrihen në të dy anët e luginës së bukur të Erzenit, përgjatë gjysmës së gjatësisë së tij. Duke marrë parasysh formën e formimit fizik me fusha, kodra dhe lugina, lumi dhuron një kontrast të mrekullueshëm të natyrës.
Shpella e Pellumbasit
Shpella e Pëllumbasit, ose Shpella e Zezë, është rreth një orë udhëtim jashtë fshatit Pëllumbas, që ndodhet 27 km në juglindje të Tiranës. Shpella është afërsisht 360 metra e thellë, dhe brenda gjenden stalagmite dhe stalaktite mbresëlënëse, si dhe lakuriq nate që fluturojnë rreth shpellës.
Kanioni i Erzenit
Ky është kanioni më i bukur në zonën e Tiranës. Lumi Erzeni është 1.08 km i gjatë, me normë rrjedhëse prej 102 l / sek. Uji i këtij lumi, i cili ka rrjedhur nëpër një terren shkëmbor gjatë shekujve, ka krijuar kanione spektakolare.
Liqeni i Lepurit Shengjergji
Pak kilometra larg Tiranës, tashmë ky liqen në Shëngjergj po kthehet në një destinacion gjithnjë e më shumë të preferuar.Ai veçohet nga pastërtia dhe ngjyra e gjelbër e ujit, por edhe nga pishat e larta, malet dhe gjelbërimi që përbëjnë kornizën e përsosur.Liqeni i Lepurit është i rrethuar nga pishat, malet dhe kodra dhe të mahnit me ngjyrën e pastër e të gjelbër.Vetëm 1 orë nga Tirana ndodhet Shëngjergji, një nga bukuritë më impresionuese të Malësisë së Tiranës.