Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj disa kohë më parë është martuar me Mark Frrokun, pas disa viteve së bashku.
Ata nisën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Alex, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktoria. Së fundmi, aktorja e humorit ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram. Njëra nga ato kërkon të dijë mendimin e saj, si ja ka dalë paragjykimeve si një nënë e divorcuar.
Rudina nuk ka hezituar t’i përgjigjet fanses së saj, ku ka ndarë eksperiencën e saj me të. Ndër të tjera ajo i tha ndjekëses se për burra nuk vuan kurrë.
“Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar,”-shkruan Rudina Dembacaj.
