Friday, September 27, 2024
spot_img

Pas ironisë së Flori Gjinit,vjen përgjigjja e papritur e Donald Veshajt

- Advertisement -..

Aktori Donald Veshaj duket se i ka kthyer përgjigje moderatorit Flori Gjini pas deklaratës së këtij të fundit.

Flori postoi një video ku konfirmoi se do jetë me Orin për “Pushime on top” edhe këtë sezon, por lajmin e dha duke rikrijuar videon e Borës me varësen dhe për më tepër u shpreh se ai dhe Ori nuk e njohin tradhtinë.

Donaldi ka vendosur të reagojë tre ditë më vonë duke postuar në Instastory një foto e duke shkruar: “Ëëëëë e mirë mos e vrit trurin”.

Po si nisi e gjitha:  Ori Nebijaj e ftuar pak ditë më parë në “Më lër të flas”, foli rreth emisionit “Pushime On Top”, që prej 5 vitesh e moderon me Florin.

“Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë”, tha Ori dhe Donaldi i tha: ”Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”.

Kjo pyetje e Donaldit nuk i ka pëlqyer aspak Florit i e ka thumbuar duke postuar në Instastory një video dhe duke bërë të njëjtin gjest si të Bora Zemanit me varësen e famshme kur priste Donaldin të dilte jashtë “Big Brother VIP”.

”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhëti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, tha Flori.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X