Friday, September 27, 2024
spot_img

Flet personi i afërt me Bora Zemani / “Bora nuk e ka përdorur Donaldin edhe pse ka patur mundësi”

- Advertisement -..

Autorja Olsa Muhameti ka folur së fundmi për lidhjen e shumëpërfolur të prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Olsa tha se Bora është shumë e kujdesshme se kurrsesi nuk e ka përdorur këtë histori për famë apo për vëmendje.

“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndosha të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet të ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, tha Olsa.

Nga ana tjetër, gazetarja Jonida Alickolli tha se e gjithë situate ishte në favor të tyre sepse njerëzit flasin shumë për ta dhe kjo përkthehet në të ardhura.

“E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin,a ta nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja.

Edhe pse i gjithë rrjeti zien prej kohësh, moderatorja ende nuk ka konfirmuar apo dhënë ndonjë shenjë për një rikthim me Donald Veshajn. Ky i fundit, i ka dhënë “sinjalet”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X