Friday, September 27, 2024
spot_img

“Jam shumë e emocionuar të njoftoj më në fund …”, Kris Jenner, kandidate për Presidente e SHBA-ve?

- Advertisement -..

Kris Jenner bëri një njoftim të rëndësishëm ditën e enjte. Ajo tha se do të kandidojë për Presidente të SHBA-ve!

Ylli i reality show i “The Kardashian” ka publikuar një video në TikTok ku ndan këtë lajm, së bashku me një portret zyrtar të fushatës dhe muzikë presidenciale.

Jenner shkroi në postimin e saj: “Jam shumë e emocionuar të njoftoj më në fund …”.

Megjithatë, për çdo kritikues të familjes Kardashian, i themi që duhet të qetësohet pasi e gjitha ishte një shaka nga ana e Kris Jenner.

Ajo iu bashkua trendit viral #Krissed.

@krisjenner

I’m so excited to finally announce…

♬ Presidential Music – Bobby Cole

Kris e ka përdorur këtë trend duke bërë së fundmi edhe një shaka për të gjithë.

Megjithatë nuk do të ishte e çuditshme nëse Kris do të kandidonte vërtetë për Presidente të SHBA-ve.

Në fund të fundit, kujtojmë që reperi Kanye “Ye” West kandidoi për President në vitin 2020.

Ndoshta familja Kardashian-Jenner ka aspirata lidhur me politikën.

Kris Jenner grumbullon plot 2.2 milionë ndjekës në TikTok dhe videoja e saj e fundit- pra videoja e “kandidimit për Presidente”- ka marrë plot 21,9 milionë shikime.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X