Almeda Abazi është thjesht kundër ekspozimit të shumtë dhe daljeve topless të mikeshës së saj Isida Mollaymeri.
Kjo e fundit ishte e ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E diell” ku i është kërkuar në një lojë të telefonojë Almedën e t’i kërkojë mendim për një set fotografik ku i duhet të dalë topless.
“Doja të të merrja një mendim. Kam marrë një kontratë për tu bërë imazh i një kompanie por duhet të bëj foto topless.“– e pyeti Isida. Por, Almeda iu përgjigj me ironi: “E çfarë mendon ti zonjë e dashur?”
Isida i tha se po e konsideron diçka të tillë pasi i është ofruar një shumë e mirë parash. “Unë thjesht po e mendoja sepse ishin shumë lekë dhe thash se nëse më thotë Almeda se ajo më bën llafe gjithmonë…”
Gjë që nuk ia prishi aspak mendjen Almedës, e cila madje tha me humor se do që t’i mbyllë edhe Instagramin. Në fund ajo u tregua e vendosur se nuk e mbështet balerinën për këtë gjë. “Po çfarë lekësh moj zemër? Seriozisht e ke? Unë do të të mbyllë Instagramin ty, jo më me këto topless. Nuk ke nevojë të më marrësh fare mendim për këtë gjë. Ti e di.”