Saturday, November 2, 2024
spot_img

Pas ndarjes, aktorja turke rikthehet dhe fejohet me ish-in e saj!

- Advertisement -..

Pak javë pasi u ndanë, çifti i njohur turk janë rikthyer së bashku dhe kanë kurorëzuar dashurinë me fejesë.

Bëhet fjalë për aktoren shumë të dashur për shqiptarët, Demet Ozdemir.

Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin si “Zejnep” në serialin turk “Shtëpia ime, fati im”.

Ditën e djeshme Demet u fejua me të dashurin e saj Oğuzhan Koç.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga ceremonia tregojnë aktoren e veshur me një fustn të gjatë dhe grim të thjeshtë.

Sipas shtypit turk dhjetorin e kaluar, lidhja përfundoi pas një debati të fortë që ndodhi në një udhëtimi romantik në Paris në mes të atij muaji. “Padyshim që ka mbaruar, nuk ka kthim prapa”, u tha çifti atëherë miqve të tyre më të ngushtë. Megjithatë, pas një muaji e gjysmë ndarje, ata reflektuan dhe i dhanë vetes një shans të dytë që ka kulmuar me fejesën dhe dasmën që pritet të mbahet këtë verë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X