Sunday, January 18, 2026
spot_img

Latest Posts

Tayna e “zhduku” nga kënga, ja si reagoi Dafina Zeqiri 

Dy vite pas zënkës me Dafina Zeqirin, Tayna ka habitur jo pak fansat me veprimin e saj të fundit, duke fshirë emrin e këngëtares nga teksti i këngës “Bye Bye.”

Në vitin 2019 Tayna dhe Dafina bashkëpunuan për këngën l ‘Bye Bye’, këngë të cilën ende e këndojnë në koncertem edhe pse nuk ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Në tekstin e këngës është një varg ku thuhet: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo, në një nga koncertet e fundit, Tayna ia ndryshoi tekstin duke hequr emrin e Dafinës. Në një video të bërë virale në TikTok ajo thotë: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i Taynës.

Fansave të Dafinës nuk u ka pëlqyer aspak ky veprim duke shpërthyer në komente teksa ka ardhur një “diss” edhe nga ana e vetë këngëtares. Dafina ka vendosur t’ia kthejë në të njejtën monedhë reperes, duke i zëvendësuar emrin në tekst. Në një video që po shpërndahet në rrjetet sociale, Dafina këndon në koncert këngën “Bye Bye”, ku mes të tjerash thotë: “Kërkush mo, veç Dafina e Dafina.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X