Friday, November 22, 2024
spot_img

Si të kujdesemi për lëkurën gjatë sezonit të verës?

- Advertisement -..

Dermatologët kalojnë verën nën të njëjtin diell si pjesa tjetër e jona, por lëkura e tyre arrin të menaxhohet për të qëndruar e freskët, dhe me shkëlqim gjatë gjithë sezonit. Sigurisht që është pjesë e rutinës së punës, por edhe profesionistet duhet të punojnë më shumë për të parandaluar dëmtimin e lëkures, kryesisht ndaj ekspozimit në diell gjatë muajve të verës.

Por si të kujdesemi, çfarë rutine duhet të ndjekim për të pasur një lekurë perfekte edhe gjatë muajve te verës ku ekspozimi ndaj diellit është edhe më i larte?

1. Përvetësoni nje hidratues me qëllim të dyfishtë.

Për të lehtësuar rutinën e kujdesit të lëkures, dermatologët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të kombinuar me mbrojtesin e diellit gjatë sezonit të verës. Një hidratues i lehtë me SPF prej 30 ose më i lartë mund të jetë i mjaftueshem për shumicen e njerëzve.

2. Por mos ndaloni perdorimin e hidratuesit plotësisht.

Shtresa e djerses në verë në fytyren tuaj nuk llogaritet si hidratues. Pavaresisht se moti është i nxehtë dhe me lagështi, prapë se prapë duhet te hidratoheni. Edhe nëse lëkura juaj tashmë ndjehet e yndyrshme ju duhet të ndiqni gjithmonë pastrimin me një hidratues. Hidratuesi mbron shtresen e jashtme të lëkures, e cila e mbron nga ndotja dhe kimikatet e dëmshem dhe parandalon më tej acarimin ose thatësine e lëkures. Ky është rasti kur hidratuesi i kombinuar me SPF ndihmon në mbajtjen e shtresës së jashtme të ushqyer pa pasur ndjesinë e rëndeses në lëkuren tuaj.

3. Investoni në një serum me vitamine C.

Vitamina C është e domosdoshme gjatë gjithë vitit, por më shumë e rëndësishme është në verë. Ajo ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit, në përmiresimin e shfaqjes së rrudhave të imëta, dhe mund të ndihmoje në prodhimin e kolagjenit.

4. Shkurtoni kohën e dushit.

Midis stërvitjeve, ditëve të plazhit dhe verës, shumë prej nesh zgjedhin të bëjnë dush më shumë se një herë në ditë. Dermatologët rekomandojnë reduktimin e minutave në dush. Larja e shpeshtë ose dushi me ujë të nxehtë mund të çojë në tharjen e lekures tuaj, duke çuar ne inflamacion dhe madje në ekzeme.

5. Sigurohuni që make up të mos bllokojë poret.

Shikoni me kujdes etiketat e produkteve kozmetike dhe mbajini vetëm ato qe nuk janë komedogjene (pra që të mos bllokojë poret). Sidomos gjatë verës rekomandohet që fondatina të mos ketë përbërje që do të bllokojnë lëkuren tuaj. Kjo mund përfshije opsione si një krem dielli pluhur, një primer oil free, dhe një fondatinë të lehtë.

6. Qëndroni në hije.

Të gjithë ekspertet rekomandojnë që pacientët të vënë syze dielli, dhe kapela të gjera si dhe rroba që mbrojnë lëkuren nga dielli. Kjo nuk do të thotë që të vishesh me mëngë të gjata dhe kemishë ne çdo moment, por kur jemi ne plazh, duhet të ekspozojmë sa me pak trupin ndaj rrezeve direkte të diellit. E rëndeësishme është të shmanget dielli i mesditës.

Mos harroni të hidratoheni.

Hidratimi është gjithmonë i rëndesishëm për lëkurën tonë, por akoma më tepër gjatë verës. Konsumoni të paktën tetë gota uj në ditë, të cilat premtojnë se do të ketë rezultate të shkelqyera për lekurën tuaj. Hidratimi gjithashtu mund të ndihmojë lëkurën të shërohet pas nje djegie nga dielli.

Në fund, por më e rëndësishmja, dhe themelorja është, vendosja e kremit të diellit.

E rëndësishme është të theksohet se kremi mbrojtës duhet të riperseritet çdo dy orë, keshtu që sigurohuni qe te merrni me vete mjaftueshem krem dielli, në ditët e gjata të pushimeve të verës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X