Kiara Tito ditëve të fundit u përfol për një lidhje të mundshme me Mozzik.
E gjitha nisi pas një fotoje, ku Mozzik shfaqej para pasqyrës ku tregohej këmba e një vajze, e cila kishte veshur një fustan jeshil.
Gjithashtu qarkulloi dhe një foto e Kiarës me një fustan jeshil, identik si i vajzës në foton me reperin.
Edhe pse Kiara kishte reaguar përmes rrjeteve sociale duke e mohuar se ishte ajo vajza në foto, e ftuar te Goca dhe Gra, moderatorja u ndal te kjo histori duke sqaruar si erdhi deri tek dyshimet e fansave.
Kiara: Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë
Dalina: Kanë qejf ty të të lidhin me artistë, sidomos me ata të Kosovës?
Kiara: Po, e kanë fiksim këtë pjesë (qesh)
Armina: Po si nisi e gjitha?
Kiara: Nga fustani. Edhe Mozzik kishte hedhur një foto. Mund të ngjasojë, por nuk jam unë