Sunday, January 18, 2026
spot_img

Latest Posts

Stresi sherr me një anëtar i TBA-së / Del foto e gjakosur

Kanë kaluar vetëm një muaj kur në rrjete sociale qarkulloi me shpejtësi një video ku reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, goditi me grushte ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Sot, pas kësaj ngjarje ka ndodhur një tjetër sherr mes reperave. Mësohet se Arkimed Lusha i njohur si Stresi ka rrahur keq një tjetër ish-anëtar të TBA-së, Benardin Simonin të njohur si Biiemtii . Këtë ngjarje e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një story në Instagram.

“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri,”-shkruan Stresi krahas një fotoje të përgjakur të BMT-së.

Pas kësaj ngjarje, Stresi ka realizuar një “live” në Instagram me Noizyn, ku ky i fundit e pyet  me ironi çfarë kishe bërë sot.

“Uroj me kaq o zemra se…,”-dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it.

Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtë.

“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X