Mbretëresha Bey është rikthyer. Diva e popit ka treguar se do sjellë albumin e saj të ri. 40-vjeçarja pozoi e zhveshur mbi një kalë holografik.
Këngëtarja u shfaq e veshur me bikini metalike, duke mos lënë vend për imagjinatën.
“Act i RENAISSANCE 7.29”, shkroi ajo foton “e nxehtë” përpara publikimit të albumit të saj më 29 korrik.
Në vijim të postimit shtoi: “Krijimi i këtij albumi më dha një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventureske. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, për të ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë. Dhe të ndiheni po aq unikë, të fortë dhe seksi sa jeni.”
Renaissance do të jetë albumi i shtatë i divës R&B, pas publikimit të Lemonade në 2016. Albumi pritet të dalë në disa pjesë.