Dafina Zeqiri është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Ajo ka lindur në Varberg të Suedisë ne 14 prill 1989. Nëna e saj Melihate Zeqiri është këngëtare e njohur e viteve 80′ ndërsa babai i artistes Nebih Bajraktari braktisi familjen kur ajo ishte akoma e vogël .
Talenti i Dafines u zbulua që në fëmijëri. Në moshën 10-vjeçare, mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë.
Në moshën 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por i dhuroi dëgjuesëve hite pas hitesh. Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shume raste edhe i kryesonte ato dhe vazhdon akoma të kryesojë.
Deri tani ajo ka hedhur në treg 4 albume të sukseshme dhe ne total ka 139 këngë te cilat si përmendëm më sipër kanë kryesuar top listat e hiteve.
Perveç jetes te sukseshme artistike Dafina ka ndarë edhe jeten personale të saj. Disa nga lidhjet e saj te bujshme
Krenar Çoçaj-Disa vite këngëtarja ka qenë në lidhje me ish menaxherin e saj, Krenar Çoçaj, me të cilin shiheshin së bashku në gjdo vend, ata madje edhe ishin prononcuar për media duke thënë se jemi dy trupa e një shpirt, mirëpo kjo lidhje përfundoj dhe ata nuk u ndanë në mënyrë paqësore.
Ledri Vula- Të gjithë e dimë lidhjen që Dafina kishte me rep-këngëtarin Ledri Vula, në krahët e së cilit arriti kulmin e famës. Ata ishin një ndër ciftet më të mirë të showbizit Shqiptar, por lidhja e tyre përfundoj dhe tashmë ata janë vetëm miq.
Pasi i dha fund lidhjes me reperin Ledri Vula, Dafina e mori veten shpejt dhe u fol gjatë për një lidhje me një ndër artistët më të përfolur dhe të dashur në Kosovë, Dj Blunt.
E së fundmi ajo është e lumtur perkrahë Dj Geek.