Friday, November 1, 2024
spot_img

Menaxheri i VIP-ave hap përsëri sherrin me Nora Istrefin

- Advertisement -..

Disa javë pas përplasjes virtuale që pati me këngëtaren Nora Istrefi, menaxheri i VIP-ave Alesio Alija ka vendosur të sqarojë deklaratën që konsiderohet si zanafilla e sherrit mes tyre.

Gjatë një interviste për “Jo Vetëm Modë” ai e cilësoi të gjithë përplasjen që pati me Nora Istrefin si një “keqkuptim të madh.”

“Janë keqkuptuar gjërat, janë budalliqe që… Janë muhabete që s’ia vlen ti flasësh sepse unë thjesht dhashë mendimin tim. Me kë ke fituar me kë s’ke fituar, s’thashë asgjë të keqe. Pastaj u bë e madhe. S’e bëra me qëllim, ky është një biznes që humb edhe fiton”- tha Alesio.

Gjithçka nisi nga një intervistë ku Alesio po fliste për fitimet e këngëtarëve shqiptarë në koncerte, duke shprehur se artistët që kërkohen dhe paguhen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.

Ai nuk la pa përmendur edhe momentet e tij, kur ka humbur para nga koncerti i një artisti dhe këtu ka përmendur këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Alesio u shpreh se artistja nuk ka pasur këngë hite dhe për t’i bërë një nder menaxherit të Norës, i cili ishte dhe miku i tij, e mori në koncert, por për fat të keq ai rezultoi i humbur dhe nuk pati asnjë fitim, teksa shtoi se ky lloj profesioni është si bixhoz, ose fiton, ose humbet.

“Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha suport fare nga ata, por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra asnjë gjë, por humba lekë nga koncerti i Norës. Kjo punë bixhoz është o fiton, o humbet”, u shpreh ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X