Sunday, January 18, 2026
spot_img

Latest Posts

Dj Sardi rrëfen vështirësitë mes profesionit dhe familjes

Disa muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një djalë që e quajtën Zais Denzel Shehu. 

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sardi tregoi edhe projektet e tij më të fundit në aspektin professional dhe angazhimet jashtë vendit. Duke folur për kohën që i merr puna, ai shprehu se e gjithë barra për të rritur djalin i ka rënë Jonisës.

“Jam pak i ngarkuar, e gjithë barra i ka rënë mamasë. Edhe mërzitet ndonjëherë sepse shumicën e kohës nuk jam, jam gjithë kohë në lëvizje. Por mundohem që atë kohën që kaloj në Tiranë ta kaloj me ata.”– tha Dj Sardi për “Jo Vetëm Modë.”

Djali i tij Zais është tashmë 5 muajsh, dhe Sardi tregon se edhe ai është mësuar me axhendën e babait të tij të cilit i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme larg familes.

“Zais është shumë mirë shumë i dashur, sikur e kupton që unë iki larg edhe sa jam në shtëpi nuk fle gjumë në orarin e vet do të lozi me mua. Më bozëqesh sikur më thotë “mos ik.”– tregoi Sardi.

Sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, D ji njohur tha: Të them të drejtën unë kam dashur vajzë, mamaja donte djalë. Kur mora vesh që ishte djalë nuk u mërzita. Edhe një tjetër do e bëjmë, gocën do e bëj sesbën.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X