Këngëtari i njohur Getoar Selimi feston sot ditëlindjen e tij. Ai mbushi plot 40 vjeç dhe urimi i veçantë nga partnerja e tij Marina Vjollca nuk kishte si të mos mungonte.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, moderatorja ka publikuar një foto të Getoarit dhe krahas saj ka shkruajtur urimin e ëmbël për të:
“Urime ditëlindjen mbreti i zemrës time. Ti meriton botën. Të dua përgjithmonë burri im”.

Gjithashtu nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miq dhe kolegë të artistit. Marina dhe Getoari janë një ndër çiftet më të dashura në showbizin shqiptar.



