Reperi Arkimed Lusha ose ndryshe i njohur me emrin e artit Stresi, është goxha i pëlqyer për publikun shqiptar. Ditën e sotme këngëtari ka bërë një gjest me të vërtetë prekës për fansin e tij.
Stresi zbuloi nëpërmjet disa InstaStory në Instagram se një djalë 12 vjeçar i cili vuan nga një sëmundje e rëndë dhe fatkeqësisht i kanë mbetur pak ditë për të jetuar ka shprehur dëshirën për ta takuar këngëtarin.
Kërkesa ishte publikuar nga një faqe në rrjetet sociale (brryli.broadway), ku artisti e ka parë dhe duket se ka shkuar menjëherë për ta takuar djaloshin.
Ai sot ka shkuar në spital për ta takuar vogëlushin ku i kishte sjellë dhe një dhuratë për ta lumturuar qoftë dhe për disa çaste.
Reperi njihet për zemërgjerësinë e tij dhe iu është gjendur gjithmonë pranë personave të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë apo fansave që kanë shprehur dëshirën për ta takuar.