Lindsay Lohan është martuar në fshehtësi.
Më 2 korrik, në ditëlindjen e saj të 36-të, aktorja e ‘Mean Girls’ ndau një postim në Instagram për partnerin e saj prej kohësh Bader Shammas, duke e quajtur atë “burri im”. Përfaqësuesi i saj më vonë konfirmoi për E! News se Lindsay është martuar.
Në postimin e saj, ku shfaqej në një selfieme bashkëshortin, ylli shkruante: “Unë jam gruaja më me fat në botë. Më gjete dhe e dije që doja të gjeja lumturinë, të gjitha në të njëjtën kohë. Jam e habitur që ti je burri im. Jeta ime dhe gjithçka ime. Çdo grua duhet të ndihet kështu çdo ditë.” Lindsay kishte njoftuar nëntorin e kaluar se ishte fejuar me Baderin, ndërsa përfaqësuesi i saj shtoi se të dy kanë qenë së bashku për tre vjet.
“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, -shkruante aktorja në atë kohë në Instagram, duke treguar unazën e saj të fejesës me diamant. Bader, djali i një nëne libaneze dhe babait kuvajtian, banon në Dubai, ku Lohan ka jetuar vitet e fundit.
Shammas është një ndihmës nënkryetar në Credit Suisse, sipas profilit të tij në LinkedIn. Ai ka mbaruar Universitetin e Floridës Jugore, ku studioi për inxhinieri mekanike, dhe më vonë ishte student i financës në Universitetin e Tampa. Lindsay ka shpërndarë herë pas here foto të partnerit të saj në mediat sociale. Në qershor, Lindsay i bëri një dedikim partnerit të saj në ditëlindjen e tij, duke shkruar në Instagram, “Dashuria ime! Ti nuk je vetëm një burrë i mrekullueshëm, një person i jashtëzakonshëm, ti je shoku im më i mirë. Faleminderit që më ke dashur, zemër! Të dua shumë! Gëzuar ditëlindjen.”
Dhjetorin e kaluar, aktorja postoi foto të dyve duke shijuar një ditë në dëborë. Atyre iu bashkua edhe vëllai i saj Dakota Lohan, 26 vjeç. Ai komentoi postimin e saj të fundit në të cilin ajo e quajti Baderin bashkëshortin e saj, duke shkruar, “Flokët flakë @bader.shammas”.