Friday, November 1, 2024
spot_img

‘Një tmerr ‘ / Elhaida Dani rrëfen fillimet e saj në Itali

- Advertisement -..

Elhaida Dani është sot një prej këngëtareve më të njohura e më të suksesshme, e cila na ka bërë krenar në mbarë botën.

Ajo ka preferuar të qëndroj larg intervistave duke mos treguar shumë rreth vetes. Por së fundmi ajo ka zbuluar edhe nisjen e karrierës së saj në itali.

Sot ajo është fituese e shumë çmive, mes tyre edhe “The Voice of Italy”, por fillimet e saj nuk kanë qenë aspak të lehta. Elhaida tregoi se ka konkurruar në “Amici” menjëherë pas hapjes së vizave. Aty ajo nuk e kaloi audicionin, por më pas vendosi të marrë pjesë në “The Voice.”

Këngëtarja rrëfeu se publiku italian nuk e ka dashur dhe këtë gjë e vinte re në komentet që ata linin në rrjetet sociale, gjithashtu ajo shtoi se nuk e priste që do ta fitonte talent-shown italian.

“Nuk e di çfarë vlere kanë çmimet sepse sot i shikoj ato kupa dhe nuk më japin asgjë, janë thjesht diçka fizike. E vetmja gjë që më prek sot është kur takoj njerëz dhe vlerësojnë atë që jam. Mbaj mend veten time që shikoja kanalet italiane dhe kështu e mësova dhe italishten. Sapo u hapën vizat ika direkt për në ‘Amici’, çdo kursim i babait iku për biletat e avionit.

Audicioni kishte qindra, qindra fëmijë të rinj që merrnin pjesë dhe unë isha fare pa vend aty. Ishte një audicion i tmerrshëm, na dhanë një listë me 10 këngë, nëse nuk njihje asnjë këngë duhet të ikje në shtëpi. Kur vjen radha ime unë filloj ndjek këngën, nuk këndova në rregull dhe nuk e mora audicionin. Kjo ishte eksperienca ime e parë në Itali.

E kisha ndarë mendjen që do e provoja Italinë. Më thanë që do bëhet për herë të parë ‘The Voice’ në Itali, më thanë thjesht ‘eja dhe bëjmë audicionin e parë’. Isha shumë kofidente. Mora telefonatë pas disa ditësh, më thanë ‘je pjesë e ‘The Voice of Italy’. Pastaj transferohem në Milano disa muaj. Nuk flisja me asnjë njeri sepse kishte shikime të çuditshme kundrejt meje, por nuk e kisha aspak problem sepse qëllimi im ishte të këndoja. Kur isha në skenë kisha aq shumë emocione dhe kur dëgjoj katër herë që kthehen karriget, në ato momente u ula në gjunjë, mezi po kujtoja fjalët. Filluan lajkat e jurisë duke dashur të më merrnin në ekip. Në fund fare them do shkoj me Richardon dhe them që ka qenë zgjedhja më e mirë që kam bërë. Më është kthyer në tutorin tim akoma sot, ishte prezent para disa muajsh në Tiranë kur prezantova albumin tim.

Një nga njohjet më të rëndësishme të jetës time. Gjatë periudhës së ‘Voice’, nuk më shkonte ndonjëherë në mendje që mund ta fitoja, por s’më shkonte në mendje dhe që mund të mos ta fitoja. Më merrte malli për familjen, për miqtë, ishte e vështirë, ama nuk mendoja se kishte diçka më të rëndësishme përveç kësaj gjëje. Ka pasur momente që e vuaja faktin që publiku italian nuk donte që të ishte një shqiptare apo një person i çfarëdolloj shteti që kalonte të gjitha fazat e këtij eventi italian, sepse në fund të fundit quhet ‘The Voice of Italy’. Hyja ‘online’ pas çdo episodi dhe shikoja komentet, aty shkoja gropë në moral. Kjo gjëja më bënte të thoja ndoshta nuk e meritoj të jem këtu.”- tha Elhaida në “A Live Night.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X