Monday, January 19, 2026
spot_img

Latest Posts

U shpall Miss Shqipëria 2022 / Kush është vajza më e bukur shqiptare ?

Drita Ziri është vajza që ka rrëmbyer kurorën e Miss Shqipëria 2022.

Ajo u përzgjodh mbrëmjen e kaluar në eventin më të madh dhe jetëgjatë të bukurisë Miss Shqipëria 2022.

Shoqëruese e parë e ‘Miss’-it u shpall Klara Musabelliu, kurse shoqëruesja e dytë ishte Sibora Rrustemi.

17-vjeçarja nga Fushë-Kruja sfiloi në kalanë madhështore të Porto Palermos në Himarë, ku rrëmbeu kurorën e bukurisë mes 27 finalisteve.

Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori”, eventi i zhvilluar mori vëmendjen e mediave në edicionin e 24.

Fituesja Ziri rezulton të jetë e përfshirë prej të paktën dy vitesh në botën e modelingut. Ajo ka pozuar në Stamboll dhe Tiranë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X