Friday, November 1, 2024
spot_img

Veprimi i Albano Bogdos në tik tok bënë ndjekësit të shpërthejnë në ofendime /Reagon aktori

- Advertisement -..

Së fundmi është bërë virale një video e Albano Bogdos, i cili në këmbim të “dhuratave” pranoi të qethet zero. Ky veprim nga ana e aktorit të humorit, ka bërë që ndjekësit të shpërthejnë në ofendime dhe komente negative duke e konsideruar Bogdon si një “lypës TikToku”.

Ky etiketim ka acaruar Albanon, i cili më pas ka realizuar një video ku iu drejtohet i revoltuar ndjekësve, duke rrëfyer disa periudha të errëta të jetës së tij.

@albanobogdo2020

Vetem Atij Lart Në Qiell i jap llogari

♬ original sound – AlbanoBogdo2xl

“Përshëndetje të dashur moralista, ju që më quani lypës Tik-Toku, drogaxhi, miss Albano keni filluar me quani… dëgjo, doni konfirmime? Ua them unë! Kam kaluar qindra net në ruletë, kam qenë i alkoolizuar, gjërat që kam bërë i kam bërë për të zezën time, nuk u kam bërë asgjë juve.
Ndryshimi mes meje dhe ush është se unë kam kërkuar ndihmë, mamit dhe vëllait, u kam thënë që jam i alkoolizuar, më kanë ndihmuar dhe e kam lënë, kam qenë i varur nga bixhozi, më kanë ndihmuar… ju e quani bixhoz dhe Texas (poker), por Texas është një lojë që e luajnë aktorët më të famshëm në botë, shikoni në google.

Mund të gjykoni, mund të mos e bëni, nuk më plas trapi fare, po ua them prapë, luanët nuk e vrasin mendjen për opinion e deleve dhe delet në këtë rast jeni ju, por kur më quani lypës Tik Toku më vjen për të qeshur. Nëse nuk ju pëlqej mos më ndiqni. Doja të bëja një fjalim, por thash po them çfarë më del nga mendja, dhe kjo më del nga mendja t’u them: F*uck you.Kush jeni ju që të më gjykoni mua? Unë jam Albano Bogdo, ti kush je?!

Kam 12 vite që bëj njerëzit për të qeshur, pavarësisht se çfarë kam kaluar këto vite, depresion, shkatërrim nervash nga humbja e lekëve, shkatërrim trupi nga alkooli e shumë gjëra që s’ka pse ti dini. Po ju merr frymën me çmimet e si thoni asgjë atij, unë ia thash të gjitha ato që donit t’i thonit ju në 10 minuta, duke rrezkuar punën, e shumë gjëra të tjera, shyqyr zotit s’ka ndodhur. Kështu që para se të më gjynoni mua, ktheni gishtin nga vetja dhe pyesni veten çfarë do bënit ju po të ishit në vendin tim”,– është shprehur Albano.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X