Monday, January 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Monika Lubonjës i ndodh e papritura, aktores i vjedhin…

Monika Lubonja vazhdon të mbetet ende një ndër emrat më të përfolur edhe pas përfundimit të “BBVIP”.

Të gjithë banorëve të “Big Brother VIP”, Instagrami i është rritur ndjeshëm në numrin e ndjekësve. Mes tyre edhe Monika Lubonja. Aktorja është mjaft aktive në rrjetet sociale të cilat i kanë kthyer edhe në burim të ardhurash.

Nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në ‘Tiktok’, Lubonja ka rrëfyer e trishtuar se i kanë vjedhur Instagramin. Ajo u shpreh se përveç momenteve të bukura që ndajnë në rrjetet sociale, tashmë ato janë kthyer dhe në një punë, sidomos për personazhe të cilët janë goxha të njohur dhe të ndjekur.

Monika ka falënderuar të gjithë miqtë dhe fansat të cilët janë shqetësuar se çfarë ka ndodhur me aktoren duke i bërë të ditur se është mirë.

“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua. Një puthje speciale”- u shpreh Monika.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X